Grupi Nismëtar i Bindjes Demokratike
Grupi nismëtar i “Binjdes Demokratike” është trupa e dhjetra grave dhe burrave, të rinjve dhe të rejave qe vlerësuan te parët se koha po kërkonte ardhjen ne jete të një formacioni të ndryshëm politik ne Shqipëri dhe që sëbashku morën vendimin e themelimit të Bindjes Demokratike dhe kryen procedurat e para te regjistrimit të kësaj organizate si subjejt politik pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Te gjithë këta individë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk njheshin me njeri tjetrin, i bashkoi ideja e përbashkët se kishte ardhur koha për formëzimin e një formacioni të ri politik në vend, i cili nryshe nga partitë tradicionale, do duhej te shërbente si instrumenti i shoqërise me qellim nisjen e ndryshimeve rrënjësore për themelimin e një sistemi të ri politik ne Shqipëri. Këta njerëz qe besuan te parët nevojën e lindjes se Binjes Demokratike”, përbejnë edhe grupin e vullnetarëve qe vetëm brenda 3 ditëve arritën të mblidhnin mbi 4000 nënshkrimet e nevojshme nga shqiptarët e lirë anë e mbanë vendit për themelimin e Bindjes Demokratike sipas legjislacionit në fuqi. Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e 22 prillit 2019, të të gjithë anëtareve te grupit nismëtar, u miratuan aktet e themelimit te Bindjes Demokratike, sic ishte statuti I parë I partisë dhe aktthemelimi i saj, dhe u mor vendimi qe ky grup i madh themeluesish te përfaqesohej nga një bord I përkohshëm deri në zgjedhjen e të gjitha organeve te Bindjes Demokratike në perputhje me percaktimet statutore. Në Bordin e Perkohshëm u zgjodhen 6 personalitete me kontribute te spikatura ne jetën publike të vendit, të gjithë njerëz të angazhuar që në debatin publik që zhvillohet vitet e fundit në Shqipëri për nevojën e ndryshimeve rrënjësore te sistemit politik dhe shoqëror në vend si e vetmja mënyre për themelimin e një demokracie të vërtetë.