Arjan Devollaj prezantoi kandidaturën e tij për deputet në listën e qarkut të Vlorë, ku njëkohësisht zhvilloi dhe takimin e tij të parë elektoral në fshatin Llakatund, Vlorë.Në prani të Z.Ardi Kollozi ata takuan dhe bashkëbiseduan me banorët e zonës.Takim i cili vendosi theksin në dikutimin rreth programit të Bindjes Demokratike.Krahas bashkëbisedimit dhe evidentimit të problematikave të banorëve u diskutua gjithashtu dhe zgjidhjet e mundshme pas 25 Prillit. “Mbështetje e pakursyer nga banorët vendas për BD Vlorë si forca e vetme që për ta mund të sjellë ndryshimin në zonën e tyre të lënë në harresë 30 vitet e fundit”,- u shpreh Devollaj.





