Valbona Sakollari, kandidatja e Bindjes Demokratike Durrës, organizoi një takim me banorët, ku në fokus u vu ndryshimi.
Zonja Sakollari u shpreh se lodhja nga pazaret e shëmtuara, midis palëve të konsumuara, ka arritur kulmin. Ajo tha se nuk ka më shpresë për ndryshim nga ata që kanë qenë në pushtet deri tani, ndaj duhen votuar një alternativë e re.
“Domosdoshmëria e alternativës së re është nevojë emergjente. Njerëzit e duan dhe janë gati të na mbështesin. Ne ndryshimin e fillojmë tek vetvetja, ndaj këtë herë, voto ndryshe, Voto Bindjen tënde, Voto Bindjen Demokratike”,- shtoi kandidatja e Bindjes.