Kandidatja e Bindjes Demokratike në Tiranë, Alba Dervishi, takimin e rradhës e organizoi me banorët e Njësisë nr.11.
Ndër temat më të rëndësishme që u diskutuan, ishte edhe ajo e diskriminimit, një faktorë me të cilin këta banorë hasen në përditshmëri. Ata shprehën problemet dhe dhanë mendimet e tyre, për çështje jo vetëm sociale, por edhe politike.
Alba Dervishi u shpreh se e ndjen detyrë morale që të përmendi problematikat e tjera të perditshme, të këtij komuniteti, si: papunësia, invaliditeti, mungesa e asistencës, pamundësia për tu arsimuar etj.
Ajo u shpreh se bashkë me Bindjen Demokratike, do i sjellin vlerat këtij komuniteti, dhe qytetarët do të trajtohen të barabartë me të tjerët, ashtu sikurse duhet të jetë.